Britania e Madhe nuk ka asnjë arsye të pranojë mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë, pasi Shqipëria është vend i sigurt

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem i madh Qeverisë së këtij shteti

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas përfundojnë në rrugë të gabuara, duke u bërë pjesë e bandave që merren me trafik droge. Qeveria e Rishi Sunakut në Angli, është zotuar të ndalojë fenomenin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet gomoneve,  apo kamionëve por duket sikur deri më tani, nuk e ka arritur diçka të tillë, shkruan në  një artikull të publikuar së fundmi në një gazetë, e cila e vë theksin tek ofertat e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore. Trafikantët  për sezonin e festave të fundvitit, kanë ofruar ulje të  çmimit të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe, madje e konsiderojnë këtë si një tallje për përpjekjet e ministrave britanikë. Sipas medias britanike, tashmë kalimi me kamionë po ofrohet me 5 mijë paund, në këmbim të 8 mijë që paguhen zakonisht.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …