Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, M. Lajçak, është takuar në Bruksel me Komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, M. Lajçak, është takuar në Bruksel me Komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Ristuccia

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me Komandantin e KFOR-it  Gjeneral Major, Angjelo Ristuccia, me të cilin biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në Veri. Po ashtu, ai e ka falënderuar atë për rëndësinë që e ka KFOR-i në sigurimin  e një mjedisi të sigurt në Kosovë. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak. KFOR-i është i ngarkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ofrojë siguri në Kosovë. Gjatë tensioneve në Veri, disa pjesëtarë të këtij misioni janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …