Brickos

U përurua vepra: ''Semimaturantët e parë të Malishevës 1963/1964'' - e autorit, Fatmir F. Krasniqi

U përurua vepra: ”Semimaturantët e parë të Malishevës 1963/1964” – e autorit, Fatmir F. Krasniqi

U përurua vepra më e re e autorit, Fatmir F. Krasniqi, ku për tematikë hulumtuese dhe studiuese ka,”Semimaturantët e Parë të Malishevës”, në periudhën e viteve 1963/1964.

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, tha se në këtë vepër përshkruhen ngjarjet historike të fushës së arsimit, përkatësisht të gjeneratës së parë të semimaturantëve për vitet 1963/1964 dhe vazhdoi, ju nxiti edhe më juve, që shkruani për ngjarjet e ndryshme në trevën e Malishevës, me theks të veçantë për arsimin, sepse, kështu faktoni historinë e popullit, historinë e arsimimit dhe të institucioneve publike në përgjithësi, për ata, që dhanë dje për shkollën kombëtare dhe kombin, që ne sot i gëzojmë ato të arritura dhe vlera kombëtare e njerëzore, prandaj duke ju dhënë sot pasardhësve tanë ngjarjet historike për zhvillimet nëpër kohë dhe etapa të historisë që kaluam, dua që shkruesit Malishevas të angazhohen me tërë potencialin intelektual e profesional, për ta pasqyruar të djeshmen dhe të tashmen historike të popullit tonë, sa do që historia është e vështirë të shkruhet, ajo është treguesja më reale e kohës”. Në këtë ngjarje letrare, foli edhe drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi ” Kjo gjeneratë është gjenerata e parë që theu tabut e shkollimit në një kohë kur, në Kosovë e në veçanti në Malishevë, pushteti ish jugosllav pengonte në çdo mënyrë hapjen e shkollave shqipe dhe arsimimin e popullit shqiptar, por një të drejtë universale e realizuam me flijim jetërash gjeneratë pas gjenerate”. Redaktori, Habib Zogaj dhe recensenti, Mehmet J. Bashota e vlerësuan lartë veprën e autorit Krasniqi dhe theksuan: ”Kjo vepër argumenton, fakton dhe ofron prurjet e fakteve kryeneçe historike, siç thotë autori ”Arsimi ishte ai që krijoi dhe zbatoi pushtetin paralel në atë kohë pasi kjo armatë e njerëzve në mënyrë praktike i vuri në jetë vendimet e udhëheqësve të asaj kohe deri në daljen në skenë të UÇK-së. Nga kjo rrjedhë se në shenje të hakmarrjes pushtuesi serbo-sllav dhe ushtria e tij gjatë luftës së fundit 1998/1999 dogji shkollat shqipe”.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …