Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, pritet që sot të vijë për një vizitë në Kosovë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, pritet që sot  të vijë për një vizitë në Kosovë. Ai, me këtë rast  do ta takojë dhe do të bisedojë me  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dje në Beograd emisari BE-së Mirosllav Llajçak ka qëndruar për vizitë zyrtare në Beograd dhe ka biseduar me kryetarin  e Serbisë, Vuçiq. Lajçak është cituar të ketë deklaruar se gjatë qëndrimi në Beograd, me  kryetarin serb  kanë  diskutuar se si do të respektohet marrëveshja për targat, si dhe për hapat e ardhshëm lidhur me  normalizimin e marrëdhënieve, në mes të Serbisë dhe Kosovës duke u bazuar në planin gjermano-frëng i cili nuk i bën presion Serbisë për ta njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …