leoni

Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është detyruar të lë jashtë listave për deputetë shumë emra të njohur të partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është dashur të përballet me një sfidë me të cilën me të cilën nuk ishte përballur asnjëherë, paraardhësi i tij Hashim Thaçi.  Nga 110 kandidatë sa do të duhej t’i kishte kjo parti për zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni me AAK-në, “Nismën” dhe shtatë parti tjera të vogla ia ka lënë Veselit një listë gjysmake. Ai është detyruar të largojë nga lista  shumë prej fytyrave të rëndësishme të partisë. Atyre u prin ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ndërkohë Veseli ka sakrifikuar edhe tre ish-ministrat e Partisë Demokratike. Hajredin Kuqi, Besim Beqaj e Justina Pula nuk kanë gjetur një vend në mesin e listës së liderit të ri të partisë më të madhe në vend në zgjedhjet e fundit.  E jashtë listës së Kadri Veselit ka mbetur edhe një prej ish-deputetëve që jo pak ishte ballafaquar me drejtësinë, siç është Latif Gashi.

Partia Demokratike e Kosovës e ka vonuar  listën e saj përfundimtare, gjë të cilën pritet ta bëjë sot gjatë ditës. Por dihet se në listën e PDK-së, përveç kryesusit të listës Kadri Veseli, janë edhe emrat si: Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Nait Hasani, Andin Hoti, Mergim Lushtaku, Naim Bazaj, Bislim Zogaj, Bekim Haxhiu, Muharrem Xhemajli, Rafet Rama, Beatrisa Pista, e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …