Sot Dita Botërore e Metrologjisë

Sot Dita Botërore e Metrologjisë

Sot është Dita Botërore e Metrologjisë e cila feston firmosjen e Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e 7 shteteve. Kjo konventë vendosi bazat e bashkëpunimit botëror në shkencën e matjeve dhe aplikimeve të saj në industri, tregti etj. Në këtë ditë, të gjitha institucionet e metrologjisë në botë apo organizatat rajonale dhe ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë, organizojnë aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese për publikun apo grupet e interesit. Qëllimi i kësaj dite është për të ndërgjegjësuar publikun se sa shumë matjet ndikojnë në jetën e secilit prej nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …