Valmir Elezi

Elezi: Në zgjedhje marrin pjesë 26 subjekte politike

Për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, në KQZ kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa, bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se lista e subjekteve politike që aplikuan në këtë periudhë, 11 maj – 19 maj, është si në vijim, janë pesë koalicione, 19 parti politike dhe dy iniciativa qytetare. Pra, gjithsej janë 26 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit”, theksoi Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …