Besim Beqaj

Besim Beqaj: Vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili në zgjedhjet e fundit kishte marrë 10499 vota, përmes një postimi në rrjetin social ka njoftuar se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore. “Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore. Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t’u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK. Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së”, ka shkruar Beqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”, thonë ekspertët

Draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian, ka shkaktuar …