MASHT: Nuk ka asnjë vendim që është marrë për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve të humbura

Ende nuk dihet nëse nxënësit do ta fillojnë mësimin, për shkak se greva e arsimtarëve është duke vazhduar

Ende nuk dihet nëse nxënësit do ta fillojnë mësimin në ditën e hënë,   për shkak se greva e mësuesve dhe arsimtarëve  është duke vazhduar, pasi  sindikata SBASHK dhe Qeveria Kurti  nuk kanë arritur marrëveshje. Krerët sindikalë  kanë  konfirmuar se  nuk do të zmbrapsen, nga presioni i Qeverisë. Kryetar i Këshillit grevist të BSPK-së dhe  kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se gjithçka i mbetet anëtarësisë të vendosë dhe unë nuk jam në gjendje dhe nuk e kam atë autorizim se çka do të ndodhë në javën e ardhshme. Jemi në komunikim të vazhdueshme dhe se çfarë do të ndodhë për momentin e them se është grevë dhe pa dialog të mirëfilltë kam frikë se situata do të mbetet e tillë. I mbetet anëtarësisë të vendosë”, është shprehur Jasharaj për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …