Invalidët e Luftës

Ende nuk është formuar Komisioni mjekësor që do të përcaktonte shkallën e invaliditetit të luftëtarëve të UÇK-së

Komisioni mjekësor që do të përcaktonte shkallën e invaliditetit tek invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ende nuk është formuar. Kjo vonesë po konsiderohet e padrejtë nga veteranët e UÇK-së. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë thotë se komisioni do të formohet posa të përmbyllen lista e veteranëve. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha se vazhdimisht po provojnë të komunikojnë me qeveritarët që të funksionalizohet ky komision, por që ai thotë se nuk po marrin përgjigje.Po ashtu, ai tha se është një numër i madh që e kanë fituar statusin e invalidëve, por që në mungesë të komisionit mjekësorë nuk janë kompensuar.

Gjithashtu, për KosovaPress Qeriqi tha se nëse nuk merret ndonjë hap nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë të funksionalizohet ky komision do të ndërmarrin hapa të tjerë apo edhe do të protestojnë.  Kurse, deputeti nga radhët e PDK-së, Bislim Zogaj, i cili disa herë ka ngritur çështjen e formimit të komisionit mjekësorë në Kuvend, thotë se përkundër asaj që i është thënë se do të zgjidhet ky problem, ende nuk është bërë asgjë. Sipas tij, arsye se pse institucionet e Kosovës po e vonojnë formimin e komisionit është se nuk e dinë vlerën e atyre që dhanë çdo gjë që këta sot të jetojnë të lirë. Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, për KosovaPress ka thënë se po pritet që të përfundojnë listat e invalidëve dhe pastaj do të formohet komisioni mjekësorë që do të bëjë përcaktimin e shkallës së invaliditetit tek invalidët e UCK-së. As procesi i veteranëve nuk ka përfunduar, kurse, për kategorinë e pjesëtarëve të UCK-së, as që ka filluar marrja e certifikatave.(KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …