Engel

Engel: Administrata e presidentit Donald Tramp po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel ka deklaruar se administrata e presidentit, Donald Tramp, po përdor taktika të ashpra ndaj Kosovës. Kongresisti Eliot Engel, që është edhe kryesues i Komitetit për Marëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, e ka theksuar se është i shqetësuar për qasjen e administratës Trump karshi Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti. Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë. Tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike. Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur. Sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen. Të thuhet se SHBA-ja dhe Kosova kanë raport të ngrohtë dhe të afërt, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. SHBA-ja e ka udhëhequr fushatën për ta ndalur spastrimin etnik gjenocidal të Milosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më konsekuente e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë, ka deklaruar në mes tjerash kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …