Engel dhe Albright thonë së në njëfarë mënyre, administrata aktuale amerikane ia kanë kthyer shpinën popullit të Kosovës

Engel dhe Albright thonë së në njëfarë mënyre, administrata aktuale amerikane ia kanë kthyer shpinën Kosovës

Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel, ka thënë se administrate aktuale amerikane duket se nuk e ka përkushtimin që kishin për Kosovën administratat e kaluara amerikane. Engel ka rikujtuar edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin që kanë shprehur shqiptarët për popullin amerikan. Ai ka theksuar se SHBA, në njëfarë mënyre, ia kanë kthyer shpinën popullit të Kosovës. Ndërkaq, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se tani Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar sikur dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo, siç duket, u është referuar diskutimeve për ndryshim kufijsh e për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë. Engel dhe Albright i kanë bërë këto komente gjatë një debati të organizuar nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin e kryeson Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …