leoni

Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj: Ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ai bëri koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ai bëri koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë një interviste televizive, Alibeja tha se rrugët me Berishën u ndanë kur ai u  strehua në një parti të majtë”. Momenti politik i cili bëri ndarjen finale nuk ishte 8 Janari, edhe pse i shëmtuar ishte, nuk ishte 30 Prilli, nuk ishte Tetori i vitit të kaluar kur dolëm, ishte momenti kur Sali Berisha mori dhe shkoi e u strehua tek Ilir Meta. Aty ndahen rrugët përfundimisht. Ajo që do ndodhë jo nga unë, por nga gjithë kolegët e mi është që ne ndërtojmë një PD të rinovuar në koncept, në ideologji dhe në mënyrën e funksionimit. Kjo periudhë e zgjedhjeve dhe ajo që do të vijë më pas e kërkon e ka të nevojshme  sqarimin me të gjithë demokratët, edhe falenderimi madje sepse për qëndresën e madhe që ata kanë bërë, ndoshta edhe ndjese nga ana jonë që për 1 vit e ca ndoshta u dukëm paksa të tërhequr, por të thashë arsyen se përse”, deklaroi Alibeaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …