Përfaqësues nga Komuna dhe bizneset e Ferizajt, po qëndrojnë këto ditë në vizitë zyrtare në Zvicër

Rreth 20 biznese të përpunimit te drurit nga Ferizaj,  këto dit po qëndrojnë ne një vizite zyrtare ne Zvicër. Kjo vizite e cila është mbështetur nga Komuna e Ferizajt dhe organizata zvicerane “Swiss Contact” përmes projektit “Fego” e që ka për qëllim që bizneset ferizajase të takohen me bizneset në Zvicër, në mënyrë që të shikohen edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në ditën e pare të kësaj vizite bizneset ferizajase të udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, fillimisht janë pritur nga kompania “MAHAGONI” ne Wintenrthur të Zvicrës. Pronari i kësaj kompanie  Mete Gashi me prejardhje nga Peja informoi të pranishmit me veprimtarinë e kësaj kompanie ku prodhimet nga Kosova po eksportohen në tregun zviceran. Poashtu ky delegacion ka vizituar edhe kompaninë “MUNISHI” në Wil te Zvicrës ku janë pritur nga pronari shqiptar me prejardhje nga Vitia  Franklin Munishi. Delegacioni na Ferizaj, është pritur edhe nga kompania “TB BAUMAMAGEMENT” në Basel te Zvicrës. Pronari i kësaj kompanie Tahir Maloku  te pranishmeve u beri një pritje te veçante duke pas parasysh qe vet ai është nga Ferizaj. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Balton Dërguti me këtë rast ne emër të Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu  bizneset shqiptare në  Zvicër i falënderoi për pritjen dhe  i njoftoi  për mundësitë që ofron komuna e Ferizajt për investitorët e jashtëm,  ndërsa bizneset e pranishme shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni nga Ferizaj ditëve te  ardhshme do te takohet edhe me biznese te tjera me seli ne Zvicër.

May be an image of 10 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …