Enver Hasani

Enver Hasani: Nëse Qeveria nuk pranon ta themelojë Asociacionin, mundësia që të shkohet në zgjedhje është proces politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse potencialisht kjo qeveri nuk pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë mundësia që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme është proces i pashmangshëm politik. Por  qeveria ka obligim kushtetues ta themelojë Asociacionin  Ato janë përgjegjësi të cilat i kanë marrë zyrtarët e lartë të Qeverisë, pasi  duhet t i zbatojë  funksionet kushtetuese. Mbi bazën e votave Qeveria ka përgjegjësi, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu duhet të jetë. Sipas profesorit, Enver Hasani nëse veriut të vendit i jepet autonomia dhe nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pyetja e tij është se si mund të funksionojë Kosova në atë rast. Çështja është se si mund të funksionojë  pushteti në Kosovës në krejt territorin shtetëror me një autonomi dhe një asociacion, apo të dyja së bashku me ato kompetenca juridiko-publike nga e drejta publike,  ka thënë mes tjerash profesori, Enver  Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …