Enver Hasani

Enver Hasani: Versioni i propozuar nga FES i jep Asociacionit kompetencë ekzekutive autonome

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se versioni i propozuar nga Fondacioni FES i jep Asociacionit kompetencë ekzekutive autonome. Sipas tij, me këtë draft-Statut, komunat anëtare shndërrohen një agjenci e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka edhe disa çështje të tjera, të cilat ai i ka detektuar si problematike në dokumentin e publikuar dje. Ndonëse ndërkombëtarët i kërkojnë Qeverisë ta japë një version se si e do Asociacionin e komunave me shumicë serbe, zyrtarisht institucionet nuk kanë bërë asnjë propozim. Deri tani, janë dhënë vetëm deklarata kundër formimit të Asociacionit, kryesisht nga Kryeministri Albin Kurti. Profesori Enver Hasani, ka thënë se nuk ka dilema që Asociacioni duhet të formohet, prej kur ai ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, problemi qëndron vetëm te përmbajtja, pasi edhe më tutje, nuk bëhet e qartë se si do të jetë ai. Asnjëherë nuk ka pasur dilema nëse duhet të formohet Asociacioni komunave me shumicë serbe, që nga dita kur është ratifikuar Marrëveshja e vitit 2013 dhe kur Gjykata Kushtetuese dy vite më pas ka dhënë verdiktin e saj, duke e kthyer këtë në një detyrim kushtetues. Problemi ka qenë dhe është përmbajtja: çfarë Asociacioni duhet të jetë ai, meqë Marrëveshja e vitit 2013 nuk e bën të qartë këtë”, ka thënë, profesori, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …