Enver Hasani

Enver Hasani: Vjosa Osmani duhet ta dorëzojë mandatin nëse Gjykata Kushtetuese i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur mbi efektin që do ta kishte në mandatin e kryetares, Vjosa Osmani në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të kërkesës së ish-deputetit Veton Berisha, për shpalljen e mandateve të dy deputetëve të  partisë, “Romani Iniciativa” si të pavlefshme. Ai tha se zonja Osmani duhet ta dorëzojë mandatin në rast se Gjykata Kushtetuese i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve, të cilët kanë marrë pjesë në seancën e vitit 2021 për votimin e presidentes. Efekti juridik është ky; në qoftë se vjen deri te anulimi, nëse në raundin e parë dhe të dytë ekziston… përveç Kushtetutës ekzistojnë edhe dy aktvendime të Gjykatës Kushtetuese në rastin Pacolli dhe Thaçi, të cilat kërkojnë që në raundin e parë dhe të dytë të jenë në kuti 80 vota, vetëm në herën e tretë ka ndryshuar standardi që të jenë 60 vota. Kjo e ka ndërtuar një standard, nëse në rastin e parë nuk kanë qenë 80 deputetë në sallë, është kaluar në fazën e dytë, nëse nuk kanë qenë as në fazën e dytë, nuk ka mundur të shkojë në fazën e tretë”, tha mes tjerash, profesor Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …