Brickos

Dr. Skёnder Demaliaj: REFORMIMI I ARSIMIT TË LARTË DHE ZHVILLIMI I EKONOMISË II

Dr. Skёnder Demaliaj: REZISTENCA DHE FUQIA E KOMBIT UKRAINAS PЁRBALLЁ AGRESIONIT FASHIST RUS

Sipas politologёve kombi ёshtё njё abstragim mbi njё numёr individёsh qё kanё karakteristika tё pёrbashkёta dhe janё kёto karakteristika, tё cilat i bёjnё ata pjesёtarё tё tё njёjtit komb. Pёrveҫ qenies si pjesёtar i njё kombi, individi edhe mendon, edhe ndjen, edhe vepron me kёto cilёsi. Siҫ shprehet Marsel Prusti: “Jeta e kombeve pёrsёrit thjesht nё njё shkallё tё madhe jetёn e qelizave tё tyre pёrbёrёse. Ai qё ёshtё i paaftё nё tё kuptuarit e misterit, reagimeve, ligjeve qё pёrcaktojnё lёvizjet e individit – nuk  mund tё shpresojё kurrё tё thotё ndonjё gjё qё ia vlen rreth luftrave midis kombeve” 

Elementet e fuqisё sё njё kombi janё: gjeografia, ushqimi, lёndёt e para, kapaciteti industrial, pёrgatitja ushtarake, teknologjia, sasia dhe cilёsia e forcave tё armatosura, popullsia, karakteri kombёtar dhe morali kombёtar. Po t’i krahasojmё kёta elementё midis Rusisё dhe Ukrainёs kemi kёta tregues:

Rusia ka 17.1 milionё km2, 140 milionё banorё, 850 mijё forca tё armatosura, 4 mijё avionё ushtarakё, 15 mijё helikopterё ushtarakё, 13 mijё tanke, 27 mijё automjete tё blinduara, 6 mijё armё vetёlёvizёse pёr artileri, 600 anije ushtarake, 63 nёndetse, 6.300 koka bёrthamore.

Ukraina ka 603.628 km2, 51.3 milionё banorё, 250 mijё forca tё armatosura, 1.389 avionё e helikopterё ushtarakё, 171 luftanije, 17 nёndetёse, 2.596 tanke dhe 12.303 automjete tё blinduara. 

Rusia shpenzoi 61.7 miliardё dollarё nё vitin 2021 pёr ushtrinё, kurse Ukraina 5.9 miliardё dollarё. Tё dy vendet janё tё pasura me naftё, gaz, qymyrguri, hekur, plumb, uranium, magnez, zink etj. Janё eksportuesit mё tё mёdhenj tё drithёrave tё bukёs, tё vajit tё lulediellit nё botё. Siҫ shihet nga tё dhёnat e mёsipёrme, Rusia ёshtё njё vend mё i madh, me armatim mё modern (ka edhe armё bёrthamore), me buxhet pёr ushtrinё shumё mё tё madh. Edhe Rusia, edhe shumё vende tё tjera e quanin agresionin rus “njё shёtitje”, “ekskursion” tё ushtrisё ruse nё territorin ukrainas, i cili shumё shpejt do tё binte nё duart e rusёve. Aty pas pushtimit do tё vendosej njё qeveri kukull, e cila do tё zbatonte porositё dhe urdhёrat e Kremlinit. Por nuk po ndodh kёshtu… Pas 24 shkurtit 2022 kemi njё dёshtim tё operacioneve ushtarake tё Rusisё, e cila ёshtё tёrhequr nga Kievi, duke u pёrqёndruar nё Lindje tё Ukrainёs, duke humbur kёshtu shumё territore qё i kishte marrё mё parё. Vёrtet bombardimet ruse me tё gjitha llojet e armёve kanё vrarё me mijёra civilё tё pafajshёm, kanё shkatёrruar infrastrukturёn energjitike, fabrika, uzina, termocentrale, shkolla, spitale, pallate, kanё djegur dhe shkretuar tokёn ukrainase, por nuk kanё mposhtur shpirtin e popullit ukrainas. Nё vend tё qyteteve tё suksesshme paqёsore ka vetёm rrёnoja tё zeza. Nё vend tё tregtisё normale ka dete plot me anije dhe porte tё bllokuara. Nё vend tё turizmit ka njё qiell tё ngrysur. Ruset po tёrhiqen nga disfata nё disfatё. Nuk do tё jetё e largёt dita kur Ukraina tё jetё vend i lirё dhe tё ndёrtojё tё ardhmen e vet.

Morali i lartё kombёtar i ukrainasve

Morali kombёtar ka tё bёjё me shkallёn e vendosmёrisё, me tё cilёn njё vend, njё popull, njё komb mbёshtet politikat e tij nё paqe ose nё luftё. Prania ose mungesa e tij, cilёsitё e tij shfaqen nё kohё krizash kombёtare, kur ekzistenca e tyre ёshtё nё rrezik ose kur duhet tё merret njё vendim me rёndёsi themelore, nga i cili varet mbijetesa e njё kombi. Nё ҫdo ngjarje tё luftёs, forca e njё ushtrie ёshtё gjithashtu prodhimi i masёs me njё diҫka tjetёr, me njё tё panjohur “x”. Ky ёshtё morali i trupave, domethёnё dёshira mё e madhe ose mё e vogёl pёr tё luftuar e pёr tё mos iu trembur rrezikut. Njerёzit qё kanё njё dёshirё mё tё madhe pёr tё luftuar dinё tё vihen vetvetiu nё kushtet mё tё favorshme pёr luftim. Ukrainasit po luftojnё pёr shtёpinё e tyre, pёr qytetin e tyre, pёr tokёn e tyre. Rusёt si pushtues po dezertojnё ҫdo ditё, nuk kanё motiv pёr tё luftuar nё Ukrainё. I fortё nuk do tё thotё tё jesh i madh. I fortё ёshtё tё jesh i guximshёm dhe i gatshёm pёr tё dhёnё jetёn pёr vendin tёnd. Pa moral kombёtar, forca e kombit ёshtё asgjё ose veҫse njё forcё materiale, e thёnё ndryshe njё mundёsi qё pret mё kot pёrmbajtjen e saj.

Luftimet nё Ukrainё po demonstrojnё ҫdo ditё e mё shumё heroizmin spartan tё popullit ukrainas. Rezistenca e tij pёrcjell mesazhin e rёndёsishёm, tё provuar prej mijёvjeҫarёsh se nuk ka gjё mё tё shtrenjtё se njё jetё njerёzore e lirё dhe me dinjitet. Ukrainasit nuk u dorёzuan nga uria staliniane nё vitet 1927-1929, nё luftёn kundёr ushtrisё hitleriane edhe pse humbjet nё njerёz ishin shumё tё mёdha. Lajtmotivi i jetёs sё tyre ka qenё, ёshtё dhe do tё mbetet: “Ne kurrё nuk jemi dorёzuar dhe nuk do ta mёsojmё tani kёtё. Ne jemi tё fortё e tё bashkuar. E kemi dashur, e duam dhe do ta duam pёrjetёsisht Ukrainёn tonё tё dashur dhe tё shtrenjtё”. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ҫdo minutё, orё, ditё, me zё, me figurё, me vendosmёri deklaron: “Nuk do t’u pёrulemi ultimatumeve ruse. Atё ne mud ta zbatojmё kur tё jemi zhdukur. Rusёt na thonё na jepni Kharkovin, Mariupolin, Kievin etj., ose do t’iu zhdukim si komb!”

Lufta nё Ukrainё po ballafaqon dy regjime kundёrshtare: demokracinё liberale perёndimore nga njёra anё me autokracinё agresive tё Rusisё nga ana tjetёr. Sentimenti i pavarёsisё u bё universal pas argesionit tё 24 shkurtit 2022 nё njё luftё pёr ekzistencё pёr ukrainasit. Sipas Vladimir Putin, Ukraina ёshtё shtet i falimentueshёm, por nuk doli kёshtu. Drejt falimentimit e rrёnimit moral ёshtё regjimi i tij. Nё librat rusё tё historisё shkruhet: “Roma dhe Bizanti janё shuar. Moska ёshtё Roma e tretё. Nuk do tё ketё kurrё njё Romё tё katёrt.” Propaganda intensive dhe mburracake e regjimit putinist pёr ta paraqitur Rusinё qёndrёn e botёs, fuqinё mё tё madhe tё kohёs, tё pamposhtur dhe fitimtare nё beteja nuk ngjit mё. Kredibiliteti i Rusisё po bie nga dita nё ditё. Edhe kёrcёnimi me “pёrdorimin e bombёs bёrthamore” nuk frikёson mё. Rusёt nuk e llogaritёn fuqinё morale tё ukrainasve. Ata gabuan:

  • Nё mbivlerёsimin absolut tё forcёs. Rusia ёshtё e fortё, Ukraina ёshtё e dobёt.
  • Nё bindjen se ushtria ruse ёshtё e pathyeshme, ushtria mё e madhe, forca ajrore mё e madhe, flota mё e madhe dhe mё e shpejtё, epёrsia me numrin e mbushjeve bёrthamore.
  • Rusia e nёnvlerёsoi, bile e mohoi ekzistencёn e karakterit kombёtar tё ukrainasve. Karakteri kombёtar vlerёsohet si tёrёsia e tё gjitha kёtyre cilёsive: guximi, besnikёria, disiplina, sakrifica, zelli, mbijetesa, inteligjenca dhe dhuntia pёr udhёheqje. I vetmi mjet pёr pёrmirёsimin e qёllimshёm tё moralit kombёtar gjendet nё pёrmirёsimin e cilёsisё sё qeverisё. Ҫdo gjё tjetёr ёshtё ҫёshtje fati.

Cilёsia e shoqёrisё dhe e qeverisё si faktor vendimtar

Sa mё afёr tё jetё njё popull me veprimet dhe objektivat e qeverisё sё tij, aq mё tё mёdha janё mundёsitё qё morali kombёtar tё jetё i lartё ose anasjelltas. Qeveria ukrainase me nё krye presidentin Zelenskyy ka dёshmuar nё kёta 14 muaj se ёshtё njё qeveri e zgjuar, e pёrgjegjshme, atdhetare, njё qeveri vёrtet parfaqёsuese, jo vetёm nё kuptimin e shumicave parlamentare, por mbi tё gjitha nё kuptimin e tё qenit nё gjendje tё shndёrrojnё bindjet dhe aspiratat edhe tё pashprehura tё popullit nё objektiva dhe politika ndёrkombёtare. Si e tillё ka mundёsinё mё tё mirё qё t’i organizojё energjitё kombёtare pёr mbёshtetjen dhe realizimin e kёtyre objektivave dhe politikave, thelbi i tё cilave ёshtё: ҫlirimi i gjithё territoreve tё Ukrainёs, ruajtja e tёrёsisё territoriale dhe rindёrtimi i saj. Pra cilёsia e moralit kombёtar ёshtё e lidhur me cilёsinё e qeverisё. Zelenskyy, bashkё me kryeministrin, ministrat dhe deputetёt po drejton nga fronti i luftёs. I premtuan vend tё sigurtё jashtё Ukrainёs, e kёshilluan tё largohet se ёshtё nё rrezik bashkё me familjen. Nuk u largua as ai, as familja e tij. Po inspekton trupat ushtarake ҫdo ditё dhe po u jep zemёr atyre. Ai ёshtё shprehur qartё, me kurajo, besimplotё: “Unё jam kёtu. Nuk po i lemё armёt. Ne do tё mbrojmё vendin tonё, sepse arma jonё ёshtё e vёrteta. E vёrtetёa ёshtё se kjo ёshtё toka jonё, vendi ynё, fёmijёt tanё. Ne do t’i mbrojmё tё gjitha kёto.” A nuk thoshte Ҫurҫilli: “E vёrteta ёshtё e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojё atё, injoranca mund ta pёrqeshё, por nё fund ja ku ёshtё ajo, triumfoi.”

Tё gjithё po e mbёshtetin presidentin Zelenskyy, pёrfshirё udhёheqёsit e opozitёs, shoqёria civile, padyshim edhe ushtria, e cila ёshtё krenare qё ka komandant njё udhёheqёs tё tillё. Kur kombi ёshtё nё rrezik, tё gjithё duhet tё jenё bashkё. Nё tё gjitha fjalimet dhe mesazhet e tij drejtuar kombit nuk ka doza paniku, por shpresё dhe besim nё fitore: “Ne po luftojmё vetёm pёr tokёn dhe lirinё tonё. Ne dёshirojmё t’i shohim fёmijёt tanё gjallё. Ne po luftojmё pёr jetёn tonё, pёr mbijetesё. Ky ёshtё motivimi ynё mё i lartё. Duaje Ukrainёn!” Fan Noli na mёson: “Liria mbrohet nga shkelёsit e huaj me trimёrinё e pushkёs, nga shkelёsit e brendshёm me trimёrinё e shpirtit, me kurajo civile, e cila ёshtё mё e lartё se e para”. Ukrainasit udhёhiqen nga mёsimi historik: liria nuk dhurohet, por merret, fitohet dhe meritohet. Qeveria nё Ukrainё pa humbur kohё shpalli ligjin ushtarak e u bёri thirrje njerёzve tё qёndrojnё tё qetё, tё mos frikёsohen se do tё fitojnё. U kujdes pёr jetёn e fёmijёve, pleqve, grave, pёr largimin e tyre nga fushёluftimi, pёr tё krijuar kushtet mё tё mira pёr luftёtarёt e lirisё. Fjalёt e Presidentit: “Ne i kemi thyer shtyllёn kurizore njё prej ushtrive mё tё forta tё botёs” – po e frymёzojnё dhe po e mobilizojnё popullin e tij. Janё vrarё me dhjetёra gjeneralё rusё, oficerё tё lartё, mё shumё ushtarё se gjatё 10 viteve nё Afganistan, janё nxjerrё jashtё luftimit me mijёra tanke, autoblinda, topa, janё fundosur luftanije nga mё tё fuqishmet e moderne ruse, janё rrёzuar me qindra aeroplanё e helokopterё ushtarakё rusё. Lufta dhe rezistenca vazhdon qytet mё qytet, nё ҫdo centimetёr tokё. Para disa kohёsh nё rrjetet televizive u shfaq seriali “Shёrbёtori i popullit”, ku aktori kryesor ёshtё vetё presidenti Zelenskyy. E parashikoi se do tё jetё shёrbёtori i popullit. Jeta, veprimtaria e tij, kauza e tij ёshtё vetёm e vetёm nё shёrbim tё popullit.

Diplomacia ёshtё truri i forcёs sё kombit, siҫ ёshtё shpirti i saj – morali kombёtar

Cilёsia e diplomacisё ёshtё arti i administrimit tё elementёve tё ndryshёm tё forcёs sё kombit, pёr tё ndikuar me efektin maksimal nё ato ҫёshjte tё situatёs ndёrkombёtare qё kanё tё bёjnё me mёnyrёn mё tё dreitpёrdrejtё me interesin kombёtar. Presidenti Zelenskyy u tregua shtetar i kalibrit mё tё lartё, duke mbrojtur interesat kombёtare. Kёshtu ai siguroi mbёshtetjen popullore, por edhe atё ndёrkombёtare. Pёrcaktoi objektiva tё qarta nё marrёdhёniet me shtetet e botёs, duke patur parasysh forcёn e mundshme pёr t’i mbёshtetur ato me mundёsi maksimale pёr sukses dhe duke ruajtur ekuilibrin midis burimeve tё brendshme dhe politikёs me shtetet e tjera. Iu drejtua vendit tё tij, popullit tё tij me thirrjen e fuqishme: “Bota ёshtё me ne! Nuk jemi vetёm!” – duke rritur kёshtu entuziazmin, besimin nё fitore. Iu drejtua Parlamentit Europian: “Ne po luftojmё vetёm pёr tokёn dhe lirinё tonё. Mendoj se ёshtё e drejtё. Ne luftojmё pёr jetёn tonё, pёr mbijetesё.” Nё fillimet e luftёs ai pati kritika tё drejtpёrdrejta pёr vendet e Europёs dhe SHBA-tё qё nuk po e ndihmonin mjaftueshёm Ukrainёn me armё moderne. Krijoi ndjeshmёri mё tё lartё, i preku nё thembrёn e Akilit ndёrkombёtarёt me fjalёt e menҫura: “Ukraina ёshtё zemra e Europёs. Tani mendoj se Europa e sheh Ukrainёn si diҫka tё veҫantё pёr kёtё botё. Kjo ёshtё arsyeja pse bota nuk duhet ta humbasё kёtё.” E bindi botёn: pёr kauzёn e drejtё tё ukrainasve, pёr rritjen e furnizimeve ushtarake, pёr vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisё, pёr rrezikshmёrinё e agresionit rus pёr paqen nё botё. Demaskoi qёllimin final tё Putinit pёr krijimin e “Rusisё sё Madhe”, duke e paraqitur atё njё kalorёs qё lufton me historinё. Diplomacia e zgjuar e izoloi gjithnjё e mё shumё Rusinё dhe rriti mbёshtetjen pёr Ukrainёn. Kjo u demonstrua edhre nё Rezolutёn e OKB-sё, ku dёnohet agresioni rus. Deri tani mbi 100 miliardё dollarё ndihma ushtarake dhe humanitare janё dhёnё pёr Ukrainёn, ku dallohen SHBA, Polonia, Vendet Balltike, Australia, Kanadaja, Danimarka, Suedia, Finlanda, Hollanda etj. Po armatoset me tanke dhe avionё modernё. 

Teoricienёt e marrёdhёnieve ndёrkombёtare kanё theksuar se fuqia qё ka kombi pёrcakton edhe limitet e politikёs sё jashtme. Nga ky rregull ka vetёm njё pёrjashtim, atёherё kur ёshtё nё rrezik vetё ekzistenca e vendit. Atёherё politika e mbijetesёs kombёtare mbizotёron ndaj vlerёsimeve racionale tё forcёs sё kombit, kurse gjendja e jashtёzakonshme ndryshon raportin normal ndёrmjet politikёs dhe vlerёsimit tё forcёs, duke vendosur pёrparёsitё e sё parёs. Kёshtu ndodhi edhe me politikёn e jashtme tё Ukrainёs qё nga koha e agresionit rus.

Rezistenca e ukrainasve, zbrapsja e sulmeve tё ushtrisё ruse, pёrgatitja pёr kundёrofensivat ёshtё e lidhur me mjeshtёrinё e diplomacisё, me fuqinё e forcave tё saj tё armatosura, por edhe me filozofinё e saj politike, institucionet politike dhe synimet politike, me atё se tё gjitha kёto i sheh tё pandara nё bashkёpunimin me vendet e tjera. Propaganda e menҫur e qeverisё ukrainase ka fituar zemrat e njerёzve kudo nё botё.

Agresioni rus nё Ukrainё, mёnyra sesi janё zhvilluar luftimet, qёndresa e popullit ukrainas kanё shtruar njё sёrё pyetjesh qё kanё tё bёjnё me krahasimin e njё faktori force tё njё vendi me njё vend tjetёr. Po kёshtu ka dalё nё pah rёndёsia relative e komponentёve tё veҫantё tё forcёs sё kombeve tё ndryshme, por edhe raporti tёrёsor i forcёs sё kёtyre dy kombeve. Ёshtё Ukraina mё e fortё se Rusia dhe nё ҫfarё aspektesh? Cilat janё raportet e forcёs ndёrmjet Rusisё dhe Ukrainёs nё kёtё moment? Tё gjithё faktorёt, me pёrjashtim tё gjeografisё janё nё lёkundje tё vazhdueshme, tё lidhura me dinamikёn e luftimeve, duke ndikuar mbi njёri-tjetrin dhe tё ndikuar nga ndёrhyrjet e tё tretёve. Populli i Ukrainёs e ka befasuar veten dhe botёn me sakrificat qё po i bёn me vullnetin e tij tё lirё pёr mbrojtjen e interesave dhe ekzistencёn e tij.

Me rastin e 350 vjetorit tё lindjes sё Pjetrit tё Madh, Vladimir Putin e krahasoi veten me Carin, duke hequr njё paralele midis atyre qё ai i pёrshkroi si dy sipёrmarrjet e tyre historike binjake pёr tё rimarrё tokat ruse. Ai tha: “Na takon tё kthejmё atё qё ёshtё e Rusisё dhe tё forcojmё vendin.” Kёshtu, sё bashku me zyrtarё tё tjerё tё lartё rusё deklarojnё se do tё ҫlirojnё territoret e tyre. Ҫka tregon se paqja nё Ukrainё ёshtё larg. Agresioni rus nё Ukrainё na kujton 28 qershorin 1914 nё Sarajevё, ku disa tё shtёna ҫuan nё miliona viktima. Na kujton Konferencё e Mynihut, mё 1938, ku lёshimet ndaj Hitlerit ҫuan nё njё luftё tjetёr botёrore, ku humbёn jetёn miliona njerёz. Ёshtё kjo arsyeja qё reagimi i forcave demokratike botёrore duket tё jetё mё i shpejtё, i pakthyeshёm, gjithёprfshirёs.

Populli i Ukrainёs do tё fitojё, ashtu siҫ fituan shqiptarёt e Kosovёs nё vitin 1999, me luftёn e tyre tё armatosur me nё krye UҪK-nё dhe ndёrhyrjen e NATO-s. Janё tepёr domethёnёse dhe aktuale mesazhet e filozofit Ukshin Hoti: “Nёse nuk dёshiron tё jesh rob dhe i nёpёrkёmbur, bёje lirinё ose vdis! Nёse nuk dёshiron tё jetosh si urithi, por tё jesh zot nё tokёn tёnde, bёje lirinё ose vdis! Nёse nuk do tё jetosh nёn robёri ose skllavёri, vepro, fito ose vdis!”

1 Dr. Skёnder Demaliaj Pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

BEHXHET Sh. SHALA – BAJGORA: Ndërhyrja në Maqedoni të Veriut, e pamoralshme dhe politikisht e dëmshme

Kurrë nuk ka qenë një situatë më dyfytyrëshe sa i përket të kaluarës së lavdishme …