leoni

Enver Hoxhaj nga Gjilani fton sërish Albin Kurtin në debat televiziv

Enver Hoxhaj: Albin Kurti refuzon të dalë të përballet në debat publik duke treguar mungesë respekti për qytetarët

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar refuzimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për përballje në debate televizive. Ai tha se e ka ftuar Kurtin në debat për t’i krahasuar idetë dhe platformat e dy partive për qytetarët, për t’u dhënë atyre një pasqyrë të qartë për ofertat në këto zgjedhje. Sipas tij, debati do t’i shfaqte qartë dhe mirë para qytetarëve platformat zgjedhore dhe do ta konsolidonte e forconte demokracinë tonë të re. “Albin Kurti, duke refuzuar të dalë të përballet në një debat publik para qytetarëve, ka treguar se ai nuk e respekton qytetarin e Kosovës. Kurti e di mirë, që poezitë e tij dhe frazat dogmatike janë të zbehta kundrejt një platforme konkrete që e ka në qendër qytetarin, siç është platforma për Rimëkëmbje e Partisë Demokratike të Kosovës. Prandaj, as nuk guxon të dalë e të matet me ide konkrete para qytetarëve”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …