Enver Hoxhaj: Ka ardhur koha që PDK-ja ta zgjedh kryetarin e ri, nuk mund të vazhdohet me ushtues detyre

Enver Hoxhaj: Ka ardhur koha që PDK-ja ta zgjedh kryetarin e ri, nuk mund të vazhdohet me ushtues detyre

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë postin e kryetarit  e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore. PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre dhe se ka ardhur koha që ajo të mbajë  zgjedhje të reja. I pyetur se a do t’i hyjë garës për kryetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutojë me kolegët në parti. Hoxha theksoi se PDK ka qenë forcë e ndryshimit në këtë vend. Ai kërkoi që  kryesia aktuale dhe ai si ushtrues detyre duhet të japin dorëheqje në mënyrë që të formohet një komision që mbikëqyrë Konventën Zgjedhore duke saktësuar  se kryetari i ri i PDK-së duhet të dalë nga një proces zgjedhor demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …