Enver Hoxhaj: Në ditën kur po shënohet Dita e Presidentit, Kosovës po i mungon ish-kryetari, Hashim Thaçi

Enver Hoxhaj: Në ditën kur po shënohet Dita e Presidentit, Kosovës po i mungon shumë ish-kryetari, Hashim Thaçi

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosovës po i mungon ish-kryetari, Hashim Thaçi në ditën kur po shënohet Dita e Presidentit. Ai poashtu ka thënë se Thaçi kishte vizion e guxim andaj atdheu është në pritje të tij. “Në Ditën e Presidentit me mendje e zemër jemi te Presidenti Hashim Thaçi. Ai që kishte vizion, guxim e veprimtari për Kosovën e mëvetsishme. Ai që udhëhoqi luftën për çlirim e rrugën drejt pavarësisë. Presidentin që po i mungon Kosovës më shumë se asnjëherë. Deri në ditën e madhe dhe të pashmangshme të rikthimit në Atdhe, ne do të jemi në pritje të presidentit”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …