Brickos

Enver Hoxhaj në Konferencën e 15-vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thotë se Kosova e meriton ftesën për anëtarësim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke shprehur bindjen se Kosova e meriton ftesën për anëtarësim në këtë aleancë. Hoxhaj ka theksuar se pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Ballkan, duke shënuar rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon. Hoxhaj ka theksuar se tensionet në rajon nuk janë për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mos-përmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mos anëtarësimit të saj në OKB. Ai ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë për përdorimin e kësaj situate për të luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht. Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë dhe ka argumentuar se siguria e Kosovës duhet të arrihet me anëtarësimin e plotë të saj në NATO dhe rritjen e kapacitetit FSK.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …