Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në programin e Qeverisë së re të Gjermanisë,  kërkohet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe përkrahet dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, mungon edhe diçka shumë e rëndësishme për Kosovën sikur janë  e ardhmja e saj dhe e Ballkanit. “Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian!”, ka thënë Hoxhaj në një postim të tij. Joshka Fisher dhe Guido Westerwelle më kanë treguar se si ata kur ishin bërë ministra të jashtëm në qeveri të re dhe program të ri, kishin marrë përsipër edhe zotimet e vjetra të qeverisë paraprake!  Ishte Angela Merkel, e cila në vitin 2011 paraqiti tri kushte gjermane gjatë një takimi me Boris Tadiqin në Beograd dhe  thelbi i këtyre kushteve gjermane ishte arritja e marrëveshjes obligative ligjore. Kështu, njohja e Kosovës u vendos si kusht për Serbinë për anëtarësimin e saj në BE dhe qëndrimi gjerman u shndërrua në pozicion të përgjithshëm evropian që nga vitet 2011-2012.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …