Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Sot kujtojmë me respekt të thellë, të gjithë ata që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë para 22 vitesh. Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Hoxhaj thotë se NATO kreu misionin historik në pajtim me vlerat e saj si aleancë, sepse mbrojti qenien dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri. “Aty ku kishte filluar krimi i një regjimi, aty edhe po merrte goditjen e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Aleanca e NATO-s. Sot, kujtojmë me respekt të thellë, burrat dhe gratë e kësaj aleance që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës. Ata që ishin kreatorët e aleancës tonë të shenjtë me NATO-n dhe vlerat euro-atlantike, nuk janë me ne ta kujtojmë së bashku këtë ditë të paharrueshme për historinë e Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Faleminderit përjetë NATO-s dhe miqëve ndërkombëtarë!”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …