Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me delegacionin amerikan, thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën. Si rrjedhojë e kësaj, Hoxhaj mendon se tarifa duhet suspenduar, gjë të cilën e kanë kërkuar edhe delegacioni amerikan. Sipas tij delegacioni amerikan nuk sheh ndonjë vit më historik ku mundësia e marrëveshjes është më e madhe. Ai me tutje thekson se Aleksandar Vuçiq u ka thënë amerikanëve e evropianëve se është i gatshëm ta njohë Kosovën. “Presidenti serb u ka thënë amerikanëve e evropianëve se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohje të ndërsjelltë”. Si mund të arrihet deri tek marrëveshja finale e njohja e ndërsjellë, deklaron Hoxhaj, është një pyetje që ende nuk ka përgjigje, mirëpo vullneti i Vuçiqit është që kjo të arrihet.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …