Brickos

Fatmir Humolli

Eprori i lartë i LKÇK-së e më pas i UÇK-së, Fatmir Humolli nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Vetëvendosja

Eprori i lartë i LKÇK-së e më pas i UÇK-së, Fatmir Humolli nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Vetëvendosja. Luftëtari i lirisë, Humolli ka thënë se dorëheqja e tij mund të ndodh  nëse partia nuk punon në të mirën e qytetarëve. Madje, ai ka folur edhe për ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për të cilin thotë se ka hyrë në konflikt me të gjitha Sindikatat dhe se nëse nuk ndryshon qasje “duhet të shkojë në shtëpi”.  “Unë nuk kam hy në Kuvend për Vetëvendosjen, por për misionin e saj, për ta ia kthyer  besimin qytetarëve  në vendin tonë. Nëse punohet kundër perspektivës, nëse vazhdojnë të atakohen të  gjitha kategoritë, siç është duke i atakuar sidomos ministri aktual, Hekuran Murati, i cili  hyn në konflikt me të gjitha Sindikatat,  hyn në konflikt  pa nevojë edhe në Kuvend, atëherë ose duhet ky ministër të shkojë në shtëpi ose unë nuk mund të qëndroj më  gjatë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, ka saktësuar, Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …