Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Kryetari turk, Recep Tayyp Erdogan thotë se Turqia nuk ka luks që t’i vëzhgojë shumë ngjarjet në Ballkan

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së sotme dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, tha se Turqia nuk ka luks që të vëzhgojë shumë ngjarjet në Ballkan. Erdogan tha sot në aeroportin e Stambollit se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për vendin e tij. “Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi ynë nuk ka luks për të vëzhguar ngjarjet në këtë zonë nga larg, “tha Erdogan. Ai arrin sot në një vizitë dyditore në BeH, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore të kryesuar nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjithashtu pritet që Erdogan të takohet me delegacionin e misionit ushtarak turk që është pjesë e EUFOR në BeH në ditën e parë të qëndrimit të tij në Sarajevë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …