leoni

Erdogan dhe partneri i tij qeverisës janë dakorduar që të mos vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi

Erdogan: Sistemi aktual ndërkombëtar, pa solidaritet, drejtësi dhe besim, nuk mund të përmbushë përgjegjësitë e veta minimale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Erdogan, duke përmendur konfliktet në Siri, Jemen, Libi dhe Ukrainë, ka deklaruar se kriza e Gazës është një dëshmi e rënies së rendit aktual global, raporton Anadolu. Duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalya, Erdoğan tha se shekulli aktual është kthyer në një epokë krizash pasi rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ka humbur kuptimin, duke u bërë “jo më shumë se slogan”. Sistemi aktual ndërkombëtar, pa koncepte themelore si solidariteti, drejtësia dhe besimi, nuk mund të përmbushë as përgjegjësitë e tij minimale”, tha Erdoğan në fjalën e tij para të pranishmëve. Pas ofensivës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, ku deri më tani janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, presidenti turk tha se fuqitë perëndimore që kanë qenë të pakushtëzuara në mbështetjen e tyre për Tel Avivin janë “bashkëpunëtorë në gjakderdhje me politikat e tyre hipokrite”. Ajo që po ndodh në Gaza nuk është një konflikt, por është përpjekje për gjenocid, sepse edhe luftëtarët kanë rregullat e tyre. Po flas për shënjestrimin e pabesë, të pandershëm dhe barbar që i mungon çdo ndjenjë të nderit”, tha presidenti Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …