Brickos

Erion Veliaj: Pse nuk i nxjerrin fëmijët e vetë në protestat me molotiv, S. Berisha, M. Kryemadhi, Luli e të tjerët?

Erion Veliaj: Pse nuk i nxjerrin fëmijët e vetë në protestat me molotiv, S. Berisha, M. Kryemadhi, Luli e të tjerët?

Nga takimi me banorët e Zall-Bastarit, ku prezantoi disa nga projektet dhe nismat që do t’i vijnë në ndihmë fshatit në mandatin e dytë, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i opozitës është të mbajë peng Shqipërinë për interesat personale të drejtuesve të saj. Ai tha se drejtuesit e opozitës po përdorin fëmijët e qytetarëve të thjeshtë për të goditur institucionet dhe policinë, ndërkohë që fëmijët e tyre i kanë jashtë shtetit, duke krijuar kështu dy kasta fëmijësh: një që përdoret si mish për top në protesta dhe një tjetër që jeton jashtë shtetit. “I keni parë kur marrin disa fëmijë të vegjël, se tani nuk i shkojnë më të rritur, dhe hedhin molotov.  Pse nuk nxjerr Luli kalamajtë e vet, pse nuk nxjerr dhëndri kalamajtë e vet, pse nuk i nxjerr kunati kalamajtë e vet të gjuajnë ashtu, pse nuk nxjerr Saliu nipat dhe mbesat e vet. Pse nuk i nxjerrë Monika në protesta për të gjajtur me molotov, e vet, pse nuk nxjerr Voltana? Se ata besojnë që në Shqipëri janë dy kasta: një kastë është kasta e tyre që kalamajtë të shkojnë jashtë, si fëmijët e tyre dhe të tjetër në Shqipëri për t i përdorë si mish për top.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …