Është inauguruar Kulla e Ismet Rrahmanit në Açarevë të Skenderajt

Në Açarevë të Skenderajt është inauguruar Kulla e dëshmorit Ismet Rrahmani e ndërtuar nga Ministria e Kulturës përkrahur nga Komuna e Skenderajt. Në këtë manifestim ka marrë pjesë nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryeministri Isa Mustafa, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, deputetë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Kryeministrit Isa Mustafa, Nënkryetari Nura, historiani Frashër Demaj, deputeti Rexhep Selimi dhe z. Xhavit Jashari kanë mbajtur fjalë rasti para të pranishmëve. Shiritin inaugurues të kullës muze të Ismet Rrahmanit e kanë prerë Kryeministri Mustaf, Nënkryetari Nura, nëna e dëshmorit Ismet Rrahmani dhe Emin Lati në emër të OVL të UÇK-së. Kulla e Ismet Rrahmanit në Açarevë është inauguruar në shenjë përkujtimi të hapjes së shkollës së parë ushtarake të UÇK-së në këtë fshat, gjatë luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …