Është mbajt diskutim publik për projekt-rregulloren për menaxhimin e mbeturinave

E organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Deçanit është mbajt diskutim publik për projekt-rregulloren për menaxhimin e mbeturinave. Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori për SHPMSH Izet Zenuni, asamblistë , shoqëri civile, subjekte politike, këshillat e fshatrave, përfaqësues të ndërmarrjes komunale ,,Hixhena,, grupe punuese dhe qytetarë. Pas prezantimit të projekt-rregullores për menaxhimin e mbeturinave, Drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, bëri të ditur se jemi në mbyllje të fazës së dytë të shpërndarjes së kontejnerëve nëpër fshatra ku deri më tani falë angazhimit të ekipes punuese dhe vullnetarëve gjithçka po ecën sipas planit dinamik të paraparë, tutje Zenuni, bëri të ditur se në fazën e tret të shpërndarjes së kontejnerëve do të përfshihen edhe fshatrat e mbetura ku besojmë se brenda vitit të ardhëm të gjitha ekonomitë familjare do të pajisen më kontejner. Gjatë këtij takimi u tha se pas shpërndarjes së kontejnerëve në fshatra do të caktohet edhe dita për secilin fshat kur do të bëhet grumbullimi i mbeturinave në mënyrë që të jemi sa më efikas, njëkohësisht u diskutua edhe për shqiptimin e gjobave në rast se shkelet ligji dhe zihen qytetarët duke hedhur mbeturina. Të pranishmit të këtij debati dhanë edhe mendimet e tyre, rekomandimet dhe vërejtjet e tyre sa i përket kësaj rregulloreje ku ato të cilat janë të domosdoshme do të inkorporohen në projekt-rregulloren e cila pritet të marrë dritën e gjelbër për funksionalizim në seancën e rregullt të asamblesë komunale e cila mbahet në fundit të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …