Është mbajt edicioni i katërt i festivalit ,,Ardhmëria” në Deçan

Në Pallatin e Kulturës në Deçan, u mbajt Festivali i këngës për fëmijë dhe asaj rinore “Ardhmëria” edicioni i katërt. Festivali mbahet më rastin e ditës ndërkombëtare të paqes në Botë, 21 shtatorit, nën Patronatin e Komunës së Deçanit, organizuar nga shoqata për Art dhe Kulturë “KULT-Ks”. Drejtori i festivalit prof.Shkodran Tolaj, ka shpallur të hapur festivalin duke potencuar se sivjet shpalosen 17 krijime të reja nga autorët më të mirë shqiptar nga të gjitha trojet tona dhe fëmijë të ardhur nga Gjilani, Ferizaji, Lipjani, Kaçaniku, Prishtina, Peja e Deçani, Elbasani e Tirana. Juria sivjet ishte e përbërë nga emra të njohur të letërsisë, mediave dhe skenës. Juria profesionale në përbërje Shqipe Halili-Redaktore e emisioneve për fëmijë në Rtk,Zulqifli Ziba-profesor universitar nga Maqedonia, Minella Kureta- drejtor i Qëndresa se Artit dhe Kulturës shqiptare- kryetar jurie vendosen tre çmimet e treta junior për: “Me tupan e çifteli” Agnesa Sejdiu, “Dyzllykët e gjyshit” Gertina Gjocaj dhe “ Facebook” nga Stina e Stinor Binakaj, çmimet e dyta junior për “Barazi të ketë” nga Sergita Varfi dhe “Dua filma të vizatuar” nga Arnisa Malsiu. Çmimi i parë junior i takoi Arzana Hajrizi më këngën “ Daja Cime” dedikuar dëshmorit Arsim Zeqiri. Çmimet për të rijnë iu ndanë: “Me dy tela të çiftelisë” kënduar nga Aurela Hasanaj, Rinis Malaj, Valiona Mulliçaj dhe Saranda Nitaj, çmimet e dyta u takuan Arnesa Kadriaj me “Unë Besoj” dhe Vivian Mehmetit e Erma Micit me “ Gjeje vehten” Çmimi i parë i jurisë profesionale i takoi këngës “ Gjysmën maturant” të kënduar nga Lorent Mataj që u shpall këngë fituese e edicionit të katërt “Ardhmëria” Festivalin e Përshëndeti bilbili i këngës Shqipe a Nexhmije Pagarusha e cila çmimin e saj ja dha këngës “Ne jemi Ardhmëria” interpretuar nga Engji Mustafaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …