Gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të ushtrimit fushor “Luani Shqiptar 18’’

Gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të ushtrimit fushor “Luani Shqiptar 2018’’

 Sot, në Tiranë u mbajt Dita e Vizitorëve, me rastin e përfundimit të operacionit të përbashkët   të ushtrimit fushor ,,Albanian Lion 2018’’, në të cilën mori pjesë edhe  një delegacion i FSK-së, në krye me komandantin e saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe oficerë të lartë nga shtetet pjesëmarrëse në këtë ushtrim, si nga: Kosova, Kroacia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuara. Para rreshtave të ushtarakëve të shteteve të NATO-s, si: Shqipëria, Kroacia dhe Mbretëria e Bashkuar, ishin edhe ushtarakët e  Republikës  së Kosovës si shtet pjesëmarrës në ushtrim,  që ka për qëllim anëtarësimin në NATO, foli ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila, në fjalën e saj, çmoi lart ndërveprueshmërinë ndërmjet kontingjenteve ushtarake të vendeve pjesëmarrëse.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, komandanti i BRSH-së, përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar ,,Albanian Lion 18’’, për disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ata treguan gjatë operacioneve në këtë  ushtrim fushor. Republikën e Kosovës, përkatësisht Forcën e saj të Sigurisë,  në këtë ushtrim e ka përfaqësuar  një kontingjent i përbërë nga 35 pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë. Ushtrimi ndërkombëtar ,,Albanian Lion 18” kishte si qëllim demonstrimin dhe avancimin e  shkathtësive  luftarake në nivel togu dhe mbështetjen  mjekësore fushore me qëllim të vendosjes së ndërveprueshmërisë  taktike me partnerët  strategjikë.

Objektiva të këtij ushtrimi ishin: Integrimi i forcave dhe rritja e ndërveprueshmërisë  taktike  me partnerët, ngritja  e shkathtësive  manovruese  individuale dhe në qifte, rritja e aftësive të mbijetesës në fushëbetejë, ngritja e njohurive  për drillet  e betejës në nivel skuadre dhe togu, ngritja e njohurive  për operacionet  e bazave patrulluese etj.

 Vlen të ceket  se  të  gjitha këto aktivitete janë zhvillua në bashkëpunim me instruktorët e Trupave Komando të Marinës së Mbretërisë së Bashkuar. Ushtrimi ndërkombëtar ,,Albanian Lion 2018’’, i zhvilluar në Republikën e Shqipërisë, ka filluar më 14 shtator dhe ka përfunduar sot, më 24 shtator 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …