Është mbajtur evenimenti dy ditorë Ndërkombëtar i Bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës”

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, organizuar nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Rrasa e Zogut“,  është mbajtur evenimenti Ndërkombëtar  i Bjeshkatarëve  “Ditët e Gjeravicës“.Ky aktivitet tuboi shumë  qytetarë, sportist, klube alpiniste, etj. ku për dy ditë rresht të pranishmit u argëtuan me aktivitet kulturore, sportive që ishin përgatitur nga organizatori. Ky aktivitet përfundoj me ngjitjen në majën e Gjeravicës, njëherit maja me e lartë në Kosovë e që është edhe ngjarja kryesore e këtij tubimi të madh. Ky eveniment është organizuar për nderë të jubileut të “ 110 vjetori të Kuvendit të Junikut“. Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin: Federata e bjeshkatarëve Alpiniste e Kosovës, Sh.b.a “Gjeravica” Pejë, Sh.b.a ”Prishtina, Sh.b.a “Sharri”  Prizren,  Sh.b.a “Tur” Prizren, Sh.b.a  “Haiking Aventur Club Albania“ Tiranë, Sh.b. a. “Natyra” Shkup, Sh.b.a  “Pashtriku“ Gjakovë, Sh.b.a “Club Nomad Kosova” Prishtinë, dhe një grup bjeshkatarësh nga Republika e Kroacisë dhe Republika e Greqisë.

Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu.

Të nderuar komunitet bjeshkatarë, që vini nga të gjitha trojet shqiptare, dhe nga vende të tjerat të regjionit dhe Evropës,  të nderuar alpinistë të sportit të ngjitjes, aktivistë të mbrojtës se natyrës, zonja dhe zotërinj. Me lejoni që në cilësinë Kryetarit të Komunës se Junikut dhe në emër të qytetarëve të Junikut, të ju dëshiroj mirëseardhje në Junik, në bjeshkët e Junikut, që janë zemra e  Parkut Kombëtar të Bjeshkëve të Nëmura, e që për neve kanë qenë gjithmonë Bjeshkët e Bekuara. E  them kështu sepse ato me shekuj kanë qenë burimi i rëndësishëm i mbijetesës, dhe zhvillimit për njerëzit tonë.

Qytetarët tonë kanë bashkëjetuar me bjeshkët gjatë tërë vitit. Kanë sjellë bagëtitë, e kanë siguruar bylmet in, kanë mbledhur bimët e malit, dhe lëndën drusore për ndërtim dhe ngrohje. Junikasit janë bjeshkatarë me tradite dhe bjeshka për junikasit është ndjenja  e përkatësisë! Edhe sot këto shkrepa e kodra  janë bekimi ynë. Ajri i pastër dhe uji me bollëk zbret pandërprera grykës se Lumit Erenik dhe Lumëbardhit, ndërkaq qytetarët tonë, turistët vendor e të huaj ngjitën çdo ditë shtigjeve për të arritur të Maja e Gjeravicës që është kulmi i Kosovës, dhe për të vazhduar shtigjeve tjera që shpërndahen në të gjitha anët, veri, lindje, perëndim e jug. Shtigjeve të cilat gjarpërojnë nëpër lugina, buze prrockave e liqejëve, në rrasa shkëmbore, e nën hije të pishave. Gjatë dimrit këto bjeshkë zbardhen dhe behën shtigje për skijim duke ofruar një eksperiencë  të pa krahasuar. Jo rastësisht, CONDÉ NAST TRAVELLER, një webfaqe e njohur për destinacione, e fut Junikun dhe Gjeravicen në Listën e 10 destinacioneve të Evropës për Skijim në Borë të Pashkelur. Sot, ne si komunë jemi thellësisht të përkushtuar që këtë pasuri, ta ruajmë, ta mbrojmë që ta kemi si resurs për zhvillim lokal të qëndrueshëm. Bjeshkët janë pasuria e jonë dhe ardhmja e jonë.  Turizmi është industri në rritje në gjithë botën, dhe turizmi është shansi me i mirë për Junikun. Ne, përmes turizmit synojmë të krijojmë mundësi për të rinjetë tanë që ta ndërtojnë jetën këtu, në Junik, pa pasur nevojë të jetojnë në pritje të një jetë me të mirë, diku tjetër. Se shpejti do ta hapim qendrën e inovacionit në Junik si qendër për trajnim për turizëm, ne mënyre që të kemi njerëz të përgatitur. Ne synojmë, që junikasit në të ardhmen të jenë, udhërrëfyes të dijshëm, kuzhinierë të rrallë, instruktorë te shkathet të skijimit dhe ndërmarrës të zot, të cilët do të jenë të përfshirë në industrinë e turizmit. Komuna e Junikut do të bëj çmos të krijoj hapësirë për ata. Ne, ndërkohë, do të jemi shtytës ndaj institucioneve kompetente që urgjentisht të bëjnë zonifikimin e bjeshkëve ne mënyrë që sa me shpejtë të mund te vazhdojmë me plan detal për hapësirat e skijimit në borë të pashkelur, dhe në revitalizimin e staneve për pritje të turisteve. Edhe njëherë, me lejoni që të gjithë juve të ju dëshiroj mirëseardhje në Junik, uroj të keni ngjitje të lehtë nesër në Majën e Kosovës, njëherazi falënderoj Shoqërinë Bjeshkatare RRASA E ZOGUT që për kaq vite e kanë mbajtur gjallë komunikimin e Junikut me komunitetin bjeshkatar përtej trojeve shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …