Është mbajtur takimi “Promovimi i MSA-së dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore”

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Suharekës e ka organizuar takimin “Promovimi i MSA-së dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore”, në bashkëpunim me OJQ-në-Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës. Ku kanë bërë prezantime të fakteve se si është gjendja bujqësore në Kosovë dhe ç’farë mundësie ka Kosova dhe në veçanti Komuna e Suharekës që t’i eksportojë produktet bujqësore në Bashkimin Evropian. Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili e ka përshëndetur takimin dhe ka thënës se takime të tilla janë shumë të mirëpritura nga ne dhe se janë shumë produktive për fermerët në përgjithësi të Komunës tonë. Më pas takimi ka vijuar me fjalime nga të pranishmit ku ka folur edhe drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi. i cili e ka paraqitur gjendjen reale të bujqësisë në Komunën e Suharekës duke thënë se jemi duke bërë përpjekje që të jemi afër tyre gjithmonë. Më pastaj ka folur edhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së, Zenel Bunjaku, i cili ka dhënë një rezyme të gjerë lidhur me këtë takim dhe rreth eksportimit të produkteve tona për në BE. Me një fjalë rasti u paraqit edhe përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës, Sali Hoda, udhëheqës i sektorit të origjinës, i cili ka shpalosur të dhënat e Doganës mbi eksportin kundrejt MSA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …