Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare senatori amerikan, John McCain. Lajmin e ka bërë me dije zyra e tij, një ditë pasi nga familja e McCainit ishte thënë se ai e kishte ndërprerë trajtimin e kancerit në tru, me çka ishte diagnostifikuar vitin e kaluar. McCaini ishte veteran i luftës në Vietnam, ndërkaq dy herë kishte garuar për kryetar të ShBA-së, por nuk kishte arritur të fitonte. Senatori McCain do të mbahet mend si mik i madh i shqiptarëve, përkatësisht i shtetit të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
