leoni

Limaj: Dhimbjen për rënien e bashkëluftëtarve e kthyem në forcë për ta vazhduar luftën çlirimtare

Limaj: Dhimbjen për rënien e bashkëluftëtarve e kthyem në forcë për ta vazhduar luftën çlirimtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë në akademinë përkujtimore me rastin 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, se 20 vjet më parë UÇK-ja dhe ata ishin në një udhëkryq ku përcaktohej e ardhmja e tyre dhe e qytetarëve të strehuar në këto anë. Ai ka thënë se nëse do të ndaleshin atëherë do ta tradhtonim gjakun e dëshmorëve që kishin rënë. Ai ka shtuar se pavarësisht humbjeve dhe goditjeve ata nuk u gjunjëzuan për lirinë e Kosovës. Limaj ka theksuar se sa herë ka nevojë Kosova për lirinë e saj, ata do të jenë të gatshëm për të vazhduar. “Ne kishim marr një goditje të jashtëzakonshme, shumë të rëndë para 20 vitesh, ishim para opsionit që nga kjo goditje të gjunjëzohemi apo ta kthejmë në forcë. Ishte një moment që UÇK-ja në këtë zonë të rimobilizohej për të vazhduar rrugën e shokëve tanë, apo të zhdukej dhe të ndërpritej ëndrra për çlirim. Nëse do të ndaleshim do të tradhtonim gjakun e atyre që ne i humbëm. Nëse do të ndaleshim, forcat serbe do të futeshin në këto zona dhe do të masakronin familjarët tanë, e popullin që ishte strehuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …