Nurije Hoxha

Është ndarë sot nga jeta Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha

Pas një sëmundje, sot ka ndërruar jetë nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha, Nurije Hoxha. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër (e premte) në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Junikut. Kujtojmë se Edmond Hoxha ka qenë nder dëshmorët e parë të luftës çlirimtare. Rënia e tij duke luftuar ballë për ballë me armikun, u bë shembull frymëzimi për qindra e mijëra luftëtarë dhe luftëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …