Brickos

Është nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mësimin dual në ShMLP “Anton Çetta” në Skenderaj

Me qëllim të rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit, sot në objektin e QTA-së, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mësimin dual në mes të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ShMLP “Anton Çetta” në Skenderaj dhe QTA në Skenderaj. Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga, Pronari i kompanisë së QTA, z. Afrim Durmishi, drejtori i DKA-së, z. Kastriot Duraku dhe drejtori  i shkollës, z. Agron Istogu. Nxënësit e ShMLP “Anton Çetta” në Skenderaj, do të bëhen pjesë e Programit të Edukimit dhe Aftësimit Profesional, duke realizuar praktikë profesionale  dhe mundësi punësimi nga QTA në Skenderaj. Pronari i kompanisë së QTA, z. Afrim Durmishi, potencoi se QTA do të mbështesë implementimin e pikave të marrëveshjes, me theks të veçantë mundësinë e kryerjes së praktikave në kuadër të kurrikulave mësimore, praktikave pas përfundimit të shkollimit  si dhe punësimin e tyre. Kjo marrëveshje, synon të krijojë një bashkëpunim të ndërsjellë duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe duke ofruar mundësi për zhvillimin profesional të nxënësve  të lëndëve: Ekonomi dhe Teknologji ushqimore.

Mund të jetë një imazh i 17 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …