Ruzhdi Jashari: SHPËTIMI I MUZUT TË SHTIMES DETYRË ME PRIORITET PËR QEVERINË KOMUNALE!

NGRITJA E MUZEUT
Ishte viti 2004, përvjetori jubilar i përkujtimit të Masakrës së Reçakut, me iniciativën tonë dhe ndihmën e ushtarëve të UÇK-së, fillimisht me mjetet tona vetanake filluam punën për ngritjen e këtij institucioni të trashëgimisë sonë! Organizata e Veteranëve të UÇK-së ishte dora e djathtë me të cilët i grumbulluam shumë eksponate të luftës, për t’i sistemuar në hapësirat e këtij muzeu! Ishte e domosdoshme, që të kërkoheshin ofertues për rregullimin e vitrinave dhe përgaditjen e hapësirës për sistemimin e eksponateve! Oferta morëm, nga Kombinati i Drurit- Ferizaj, dy firma private të përpunimit të drurit! Firma e Ingj.Halil Bajramit nga Ferizaj ishte më e lira! Duke pasë dëshirë për jetsimin shpirtëror të kësaj vepre, dhe për pasion të atëdhedashurisë, Halili hoqi dorë nga fitimi dhe puna e tij e dorës, i cili mori pagesën vetëm për materialin e shpenzuar, drrasa, xham, gozhda, bulona, rezë, brava, iverpllaka, shufra metalike – korniza etj.. mjetet e tubuara nuk e përthekonin çmimin, edhe për pak shpenzime tjera, duhej rregullimi i ndriçimit, dera, muri ndarës lyerja etj. Duke u knaqur me këtë punë, këto shpenzime i mori përsipër XHELADIN GASHI (ish.anëtar ShP të UÇK-së), atëher ishte udhëheqës i shoqatës MIQËT E TRUPAVE MBROJTSE TË KOSOVËS! Ideja u realizua dhe muzeu i UÇK- së u bë realitet në Shtime! Pra Shtimja për herë të parë në histori do të bëhej me muze. Ideja ishte që të bëhej zgjerimi edhe me epoka tjera, të historisë së kësaj treve, të ket edhe muze arkeologjik e etnografik!
SFIDAT
Nuk ishte e lehtë të kalohej çdo pengesë gjatë rrugës! Vullneti i madh, kambëngulësia e jonë dhe mbështetja e njerzëve të sinqert, me të cilët rrethoheshim, bënë që muzeu të bëhet realitet! Sfida e parë ishte hapësira. Shtimja nuk kishte hapësira publike të trashëguara! U dashtë kërkesa e biseda të vazhdueshme, atëher, me KB, Millan Zeqar njësia e Tregëtisë, në Ferizaj, që Muzeun ta vendosnim në hapësirat e ndërtesës tregtare, në katin e dytë të sajë në Shtime, tani ELI-AB! Pas pak vitesh, rreth 5 vite pas, na vjen sfida e radhës, ku ky objekt shkon në privatizim, dhe sfidat do ti kemi me AKM, e cila udhëhiqte procesin e privatizimit në Kosovë, duke marrë kërcnime se të gjitha eksponatet mund t’na i hudhnin jasht. Negociata e biseda të vazhdueshme u dasht të zhvillonim edhe me AKM-n, edhe me blersin e objektit. Ne nuk kishim ku të shkonim me këto eksponate. Nuk kishte hapësira. Në këtë drejtim me mirëkuptim pronari i ELI ABIT, për 10 vite, na mundësoi, pa qëra, që kjo hapësirë të jet në disponim të muzeut dhe vizitorëve! Sfida tjetër, ishte edhe nga KFOR-i dhe UNMUK- u, për të cilët ishin të papranushme ekspozimet e eksponateve të luftës së UÇK- së, të Dëshmorëve etj.e të mos flasim për ekspozimin e armëve personale të ushtarëve të UÇK- së! Edhe dita e inaugurimit ishte me plot pengesa, ngase ne mbaheshim paradite në pyetje, lidhur me muzeun që do t’inaugurohej, në hapësirat e KFOR- it, përderisa muzeu duhej inaugurua, menjëher pas orës 12.00. Ndërkaq, duke ditur peshën e jetëgjatësisë për trashëgimin tonë historike dhe mungesës së prezantimit të sajë para auditorit tonë të brendshëm e të jashtëm, u ngarkuam me barrën që ky projekt të ket kujdesin shtetëror, dhe përgaditëm arsyetimin, për Kuvendin Komunal, me një grup punues, (në përbërje R.Jashari, I.Neziri, L.Sahiti të ndihmuar pa u kursyer edhe nga F.Rashiti). Në këtë drejtim ja dolëm që ky muze të ket mbrojtje komunale, si objekt i shtuar në kuadër të vlerave të kulturës sonë! Tashmë kjo vepër duhej integruar në kuadër të Muzeut të Kosovës, dhe vlerave tone të trashigimisë në nivel vendi.
PUNA E MUZEUT
Muzeu, përmes komunës, tashmë punësoi një punëtor, ciceron, që do të njoftonte vizitorët, lidhur me eksponatet. U sistemuan në këto hapësira prej 77 m katrorë, rreth 720 eksponate, duke filluaŕ nga dëshmitë e informatave, të ndryshme prej letre, gjësende që shërbyen gjatë luftës nga USHTARËT E UÇK- së, eksponate të DËSHMORËVE të UÇK- së të Komunës së SHTIMES, foto – dëshmi të MASAKRES SË REÇAKUT, etj. Pra, këtu tashmë është këndi i DËSHMORËVE TË UÇK- së, këndi i DMPAC, këndi i shëndetësisë, logjostikës, informimit, ushtarëve të plagosur, uniformave të UÇK-së, udhëheqësve të kësaj zone etj. Hapësira e vogël pamundësoi vendosjen edhe të shumë eksponateve tjera! Ndërsa këtu mund të vendoseshin edhe buste të DËSHMORËVE DHE FIGURAVE TË RËNDËSISHME TË PERIUDHAVE TË NDRYSHME HISTORIKE TË KËSAJ TREVE! Vizitorët ishin të shumtë! Ndërkohë që muzeu duhej ç’vendosur, dhe para 9 vitesh, do të largohën eksponatet për t’u vendosur në objektin në qendër të Shtimes, në shtëpinë e komunes së vjetër, ku kishte qenë kryetar AHMET SHTIMJA, në kohën e sundimit të Serbisë së kral Petrit. Ky objekt kishte shërbyer një kohë, si ent i punësimit, bashkësi lokale, drejtori komunale e t’hyrave, objekt i pensionistëve, i higjienës, i OVL, FD të LUÇK- së, ILUÇK- së etj. Tashmë pas renovimit do të përshtatet, si objekt i kompletuar në dy katet e saj për nevoja të muzeut, ndonëse ende me hapësirë të vogël dhe jo adekuate për eksponate muzeale!
AKTIVITET E TASHME
Ndonse muzeu ka një punëtor të punësuar, në kuadër të DREJTORISË SË KULTURËS të komunës së Shtimes, puna është tejet e zbeht! Mungonë lidhja direkte me MUZEUN E KOSOVËS, mungonë rritja e hapësires muzeale shtesë dhe rritja e vëllimit lëndor të eksponateve historike të shumëta të kësaj treve. Përveq vendosjes në katin e dytë të muzeut hostorik, tashmë ka në katin e parë të ekspozuara mjete të trashëgimisë, por kryesisht të punuar, artizanale, që dëshmojnë aspektin lëndor të pajisjeve shtëpiake, bujqësore etj.të jetës së banorëve të kësaj ane! Gjatë punës vizitorët hynë dhe dalin, vetëm nga marrja e njohurive vizuele nga ajo që shohin, por pa ndonjë sqarim profesional të përmbajtjes së kësaj lënde të ekspozuar arkivore!
KUSH E VIZITOI KËTË MUZE?
Muzeun deri tani e vizituan 28.008 vizitorë, më tepër se 2000 vizitorë, nuk u shënuan në librin e përshtypjeve! Në vizita ishin struktura të ndryshme të popullësisë, nxënës, student, punëtorë, qytetarë të ndryshëm, personalitete të rëndësishme! Me njerëz e uhëheqës të devotshëm, natyrisht shkalla e interesimit do jetë akoma më e shtuar. Nën incimin e përkujdesjen e disa figurave të rëndësishme të jetës sonë, muzeun e vizituan figura të rëndësishme brenda e jasht vendit, si: Akademik, Rexhep Qosja, Wiliam Voker, Lyn Holland, Edi Salyven, Flora Brovina, Agim Vinca, KFOR- ERHARD Bűhler, Delegacione: nga Shqipëria, të nxënsve të komunave tjera etj.
KY MUZE, A PO SHKON DREJT VETSHKATRIMIT?
“Populli që nuk ka trashigimi historike dhe nuk e kujton të djeshmën e rrënjëve të veta, të ardhmën e ka të pasigurtë”.
Nëse i hedhim një sy dhe shohim ndërtimin- ngritjen, e kësaj vepre 22 vite më parë, ne nuk shohim përmirësime as sasiore as të kujdesit adekuat.
Nëpër të gjitha dekadat e udhëheqjes komunale, paraprake, nuk kishte vigjilencë fare në ruajtjen e këtyre eksponateve! Madje habitë fakti i indiferencës së OVL-së dhe shoqatave të dala nga lufta, të komunës së SHTIMËS, për ngathtësin e tyre në këtë drejtim! Mungonë sot e kësaj dite KONZERVIMI dhe FOTOFILMIMI i të gjitha eksponateve.
Fotot në vazhdim dëshmojnë, se rrobat kanë filluar të zbërthehën dhe dokumentet- dëshmitë, të fshihën! Pluhuri pothuajse është i pashmangshëm!
Në adminstratën paraprake u bënë projekte mashtruese në kornizën afatmesme buxhetore 2020 – 2021, vatëm sa për sy e faqe, vetëm për vjelje votash, kurse në realitet, nuk ndodhi asnjëher konzervimi i këtyre eksponateve.
Në vitin e hapjes, ne kishim përgaditur një fletpaloseje (guid), për vizitorë në gj.shqipe dhe angleze, e cila përveç vitit të parë 2004 – 2005, kurr nuk u përsërit tutje nga administrata komunale paraprake, të cilën e japim në vazhdim si fotodëshmi.
Për adminstratën e tashme komunale, është ndër prioritet e para kujdesi ndaj këtij muzeu, konzervimi i të gjitha eksponateve, pastërtia, fletinformusja, vigjilenca e shtuar e drejtorisë së kulturës, tabelë informuese në tri hyrjt e Shtimës, që njofton vendndodhjen e këtij muzeu! Publikimi i herëpashershëm i përshtypjeve të vizitorëve..Etj
Të mbrojmë, ruajmë e avancojmë vlerat tona që i kemi. Nuk ka të tjer nga jasht që i ruajnë vlerat tona të trashëgimisë!
Pastaj vinë hapat tjerë të radhës.
SI POPULL E KOMBË, NUK HEQIM DORË NGA E KALUARA E JONË, QË TA KEMI TË SIGURT TË ARDHMËN E KOMBIT DHE SHTETIT TONË!

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …