Është rivarrosur dëshmori Kapllan Ahmetaj

Organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Komuna e Skenderajt ne Radishevë është rivarrosur trupi i dëshmorit Kapllan Ahmetaj. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëluftëtarë, kolegë dhe familjarë të dëshmorit. Në emër të Komunës së Skenderajt, nënkryetari Fadil Nura ka shprehur respektin maksimal të institucioneve lokale për dëshmorin Kapllan Ahmetaj dhe familjen Ahmetaj, duke theksuar se vepra e dëshmorëve i bënë ata të pavdekshëm. Një biografi të shkurtër të Kapllanit para të pranishmëve e ka paraqitur motra e tij Prof. Dr. Sala Ahmetaj.

Ndërsa për rëndësinë e veprës së dëshmorëve ka folur Xhavit Jashari Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.

Dëshmori Kapllan Ahmetaj është rivarrosur në vendlindje me nderime të larta ushtarake nga Gardra e Nderit e FSK-së, pas identifikimit të trupit të tij që është bërë kohë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …