Brickos

Izraeli dhe Hamasi do të arrijnë një marrëveshje, për një armëpushim në kohë të caktuar, raporton “Reuters”

Është rritur në 10.569 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Rripin e Gazës nën bllokadë

Është rritur në 10.569 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra në konferencën për media informoi lidhur me humbjet e jetëve dhe dimensioneve të krizës humanitare si pasojë e sulmeve izraelite që vazhdojnë. Al-Kudra tha se në 27 masakra që Izraeli ka kryer në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 241 persona. Ai vuri në dukje se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 10.569 persona, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra. “Në sulmet e ushtrisë izraelite janë plagosur 26 mijë e 475 palestinezë “, tha Al-Qudra duke shtuar se sulmet e Izraelit janë rritur edhe ndaj punonjësve të shëndetësisë në Rripin e Gazës. 49 për qind e të vrarëve në rajonet jugore të Gazës për të cilat pretendohet se janë të sigurta, Deri më sot nga sulmet izraelite janë vrarë 193 punonjës të shëndetësisë, 120 objekte shëndetësore janë vendosur nën objektivin e Izraelit dhe se janë bërë të papërdorshme 45 ambulanca.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …