Është vërë gurthemeli i monumentit në nderim të daljes për herë të parë në publik të UÇK-së

Është organizuar ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e monumentit në nderim të daljes për herë të parë në publik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë të UÇK-së, ish-komandantë, deputetë të Parlamentit të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë, mysafirë të ftuar dhe qytetarë të tjerë. Ky monument do të jetë një simbol i pavdekshëm i kujtimit të momentit kur doli në publik Ushtria Çlirimtare të Kosovës, gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe, si hakmarrje nga humbja që i kishin shkaktuar trimat e UÇK-së.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …