Recep Tayyip Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan: Turqia mund të ndahet nga Bashkimi Evropian

Duke komentuar raportin e Parlamentit Evropian, ku thuhet se vazhdimi i anëtarësimit të Ankarasë në BE është i pamundur në rrethanat aktuale, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij  mund të ndahet nga rruga drejt Bashkimit Evropian. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e PE-së për Turqinë, të miratuar në fillim të kësaj jave, i cili i bëri thirrje BE-së të konsideronte miratimin e një “kornize paralele dhe realiste” për marrëdhëniet me Ankaranë, kryetari turk Erdogan tha se Bashkimi Evropian  po përpiqet të ndahet nga Turqia. Gjatë kësaj periudhe kur Bashkimi Evropian po bën lëvizje për t’u ndarë nga Turqia, ne do të japim vlerësimin tonë në lidhje me këto zhvillime dhe pas këtyre vlerësimeve, ne mund të ndahemi me BE-në nëse është e nevojshme”, tha lideri Erdogan para gazetarëve përpara udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Turqia qe  24 vjet ka fituar statusin kandidat për anëtarësim në BE, por procesi është bllokuar vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të Brukselit për të drejtat e njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …