Catherine Ashton

Catherine Ashton: Ideja e Asociacionit, ishte sigurimi i një raporti të mirë në mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve në veri

Ish-shefja e Bashkimit Evropian, diplomatja angleze,  Katerin Ashton, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka deklaruar për mediet se para 10 vitesh, Asociacioni u bë si përpjekje për të zgjidhur problemin specifik të Kosovës me veriun. Ideja prej ku kishte rrjedhur Asociacioni, ishte sigurimi i një raporti të mirë mes të Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve që jetojnë në veri. Diplomatja  britanike thotë se Asociacioni është diçka për të cilën Qeveria e Kosovës duhet të punojë, meqë kjo do të mundësonte dialog me njerëzit në veri dhe lehtësim të negociatave në Bruksel. Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Zonja Eshton ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë takimit në Bruksel u shpreh se koha e Ashtonit, Thaçit dhe Daçiqit ka ikur. Diplomatja britanike thotë se është e vërtetë një gjë e tillë, por trashëgimia ka mbetur. Sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës, ajo thotë se i takon Brukselit zyrtar të vendos se kur i heq ato duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodh në momentin që përmirësohet situata. Ajo i ka dhënë një porosi  Qeverisë Kurti, duke i thënë se sa më shumë që punon për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht nga vijnë, është shumë më mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …