leoni

Eva Palatova: Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen drejt normalizimit për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë

Zëvendës-shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, gjatë një Forumi të mbajtur në Selanik, i cili është organizuar nga UNMIK-u, ka folur për qasjen e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se BE-ja është një projekt i vërtetë i paqes, që së fundmi e ka ripërtërirë angazhimin drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një qasje e tillë e BE-së, vjen bashkë me pritjen që Kosova të zbatojë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Për Kosovën, kjo vjen me pritjen për të zbatuar marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe përkthimin në praktikë të kornizës së saj ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë”, ka thënë Palatova. Ky qëndrim i saj është shpërndarë edhe nga faqja zyrtarë e zyrës së BE-së, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …