Berisha: Dogana rritë të hyrat për 3.4 përqind më shumë se një vit më parë

Evidentohet rënie e ndjeshme e eksportit gjatë muajit tetor

Nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mësohet se muajin nëntor ka pasur një rënie të ndjeshme të eksportit të produkteve tona prej 15.6 për qind. Agjencia e Statistikave të Kosovës  njofton se nga të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2019 kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej (-15.6%) për eksport, kurse një rritje prej 2 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …