Eylon Levi: Nuk kërkojmë falje për bombardimin e kampit të refugjatëve ku u mbytën 86 palestinezë, por pranojmë se ishte një gabim

Se deri ku ka arritur histeria antinjerëzore e regjimit të Izraelit tregon edhe bombardimi i një kampi të refugjatëve palestinezë. Sipas zëdhënësit të qeverisë izraelite, Ejlon Levi, sulmi ajror që vrau 86 njerëz në një kamp refugjatësh në Gazë, ishte një “gabim dhe se shpreh keqardhjen e tij”. Incidenti në prag të Krishtlindjeve thuhet të ketë ndodhur për shkak të përdorimit të një “municioni të gabuar”. Megjithatë, Levy nuk pranoi të kërkonte falje për humbjen e jetëve, për arsye se siç është theksuar shpesh nga izraelitët, kjo fushatë ushtarake ka për qëllim shkatërrimin e Hamasit. Ne nuk do të kërkojmë falje për këtë fushatë, e cila po sjell para drejtësisë regjimin historik të Hamasit”, tha ai. Izraeli është në gjendje të vrasë jo me dhjetëra mijëra sa ka vrarë në dy muajt e fundit, por me qindra mijëra, krejt  deri sa ta ketë përkrahjen e parezervë të Amerikës dhe disa shteteve të krishtera.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …