Familja Thaçi i falënderon të gjithë ata që po solidarizohen më ta por nuk mund të pres mysafirë për shkak të pandemisë

Familja Thaçi i falënderon të gjithë për solidarizim, por nuk mund të pres mysafirë për shkak të pandemisë

Familja e kryetarit Hashim Thaçi përmes një deklarate për media kanë bërë me dije se ditët e fundit ka pasur interesim të jashtëzakonshëm të të afërmve të familjes, miqve dhe qytetarëve për t’i vizituar në shtëpinë e tyre në Burojë, në shenjë solidarizimi për momentet sfiduese nëpër të cilat po kalon kjo familje, pasi Prokuroria Speciale e Hagës ka njoftuar për aktakuzën kundër Hashim Thaçit. “Jemi thellësisht mirënjohës për interesimin tuaj dhe për solidarizimin me ne si familje. Mirëpo, për shkak të pandemisë e kemi të pamundur që t’ju presim në shtëpinë tonë sipas nderit, traditës së familjes dhe të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e familjes Thaçi në Burojë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …