Fatmir Avdyl Horuni (13.11.1966 – 9.4.1999)

Fatmir Avdyl Horuni (13.11.1966 – 9.4.1999)

Biri i shtrejntë i Bicajve (ish-Biqec), në mesin e shumë Dëshmorve të Kaçanikut, rrjedh nga një familje atdhetare e liridashëse. Babai, Avdyli dhe nëna, Farija, nga fshati Bicaj, lindën shtat fëmijë: Shabanin, Mejdiun, Ftamirin, Tahirin,Habiben, Xhejlanin dhe Fatimen. Fatmiri lindi më 13.11.1966. Që në ditët e fëmijërisë dallohej me një shkathtësi dhe zgjuarsi të rrallë. Ai ishte gojëmbël dhe i shoqrueshëm dhe me sjelljen e tij të afërt të përvetsonte si shok e mik i vërtetë. Mësimet e para mori në Shkollën Fillore “Jusuf Gërvalla” në Bicaj. Mësimet e mëtutjeshme i vazhdoi në Gjimnazin e Përgjithshëm “Skënderbeu” në Kaçanik.
Fatmiri qysh ri ishte angazhuar edhe në organizimin ilegal në kuadrin e Lëvizjes për Republiken e Kosovës duke kryer detyra në informim dhe shpërndarje literature propagandistike kundër Jugosllavisë. Ishte pjesmarrës në të gjitha protestat e organizuara kundër pushtuesit në Kaçanik dhe Kosovë. Në këto aktivitete ishte i dalluar.
Me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familja Horuni ishte pozicionuar në krahun e luftëtarëve të lirisë. Fatmiri i kishte vendosur kontaktet me Komandantin Qamil Ilazi, përmes Fadil Bunjakut, Shefket Palloshit dhe Mexhid Palloshit. Për herë të parë me njësitin 162 “Agim Bajramin” ishte i angazhuar në fshatin Bicaj ku fillimisht ishte armatosur dhe kishte kryer detyra në informim, vëzhgim, e shoqërim të eprorëve të UÇK-së. Me fillimin e luftës frontale në Kaçanik, në shkurt të vitit 1999, Fatmiri vendoset në pikë te “Kulla e Hasanit” dhe Ivaja e Vjetër. Ishte pjesmarrës i betejat e 28 shkurtit në Gajre; 8 marsit në Ivajë ku ishte i sistemuar në Togun e Dytë të Batalionit të Parë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Ofansivën e 9 prillit 1999, forcat serbe e filluan duke rrethuar Kaçanikun e posaçërisht Rakocin dhe Lagjen e Re. Në mbrojtje të Rakocit, Lagjes së Re, Dushkajës, Runjevës dhe Krivanjevës ishin të pozicionuara njësitet e Bataljonit të Dytë të Brigades 162 “Agim Bajrami”.
Në Lagje të Re ishte i vendosur togu i udhhequr nga Komandanti Izahir Troni, në të cilin tog ishte edhe ushtari Fatmir Horuni. Në luftimet e ashpra të ofansives së egër të 9 prillit 1999, Fatmir Horuni ra heroikisht në vijen e parë të frontit. Përkrah tij ra edhe Komandanti Izahir Troni me bashkluftarët e tij: Abit Dullovi, Blerim Raka, Sylejman Kuka, Burim Rexha, Minir Thaqi, Raif Krivanjeva dhe Remzi Zharku. Nga radha e popullsisë civile ranë: Adnan Gula, Bedri Zharku, Aziz Agjami, Rizah Koraqi, Rufki Mulaku, Ramadan Spahiu, Afet Bushi dhe Maliq Zharku. Trupat e të rënëve ranë në duart e okupatorit, të cilët u varrosën në varrezën masive në Kaçanik dhe në varrezat e Kaçanikut të Vjetër, në të cilin proces ndihmoi edhe bashkëpunëtori Shaip Reka. Në luftimet e asaj dite, armikut iu vranë dhe plagosën shumë trupa.
Dëshmori Fatmir Horuni, për herë të fundit nga familja e ngushtë ishte ndarë, duke u përshëndetur me fjalët: “Shihemi në Kosoven e Lirë!”.
Pas luftës dhe fitores kundër barbarëve serbë u bë zbulimi i trupit të dëshmorit Fatmir Horuni dhe rivarrimi i tij u bë në varrezat e Dëshmorve në Kaçanik, me nderime ushtarake. Në njëvjetorin e rënies, në nderim dhe përkujtim të tij e të bashkluftarëve të tij u ngrit pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në Lagjen e Re ta Kaçanikut, kurse emri i tij është i shkruar në Përmendoren te Parku i qytetit të Kaçanikut dhe te Përmendorja e përbashkët e Dëshmorve të UÇK-së në Marinë të Skënderajt si dhe në fshatin e lindjes në Bicaj.
Në shenjë nderimi dhe respekti, për jejën dhe veprën e dëshmorit Fatmir Horuni, familjes së tij i kanë dhënë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e Brigades 162 “Agim Bajrami, Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së 6-të e TMK. Fatmir Horuni pas vetes ka lënë: Bashkshorten Bahtien, djemtë Albanin, Armendin, Avdylin dhe vajzat Malsoren dhe Majlindën. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …